-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Policia demanton raportimet për rrahjen e dy të rinjve serbë në veri

Policia e Kosovës ka mohuar deklarimet e ndryshme se ka rrahur dy të rinj në veri të vendit të shtunën gjatë ditës.

Në një deklaratë për media, Policia ka thënë se sot në orët e pasditës, njësitë patrulluese të cilat ishin në detyrë zyrtare në rrugën Izvor-Banjska, kanë hasur duke qarkulluar dy mjete (motorë) katër rrotësh me të cilët kanë qenë pesë persona.

”Njëri motor me dy persona ka vazhduar duke u shmangur sinjalizimit policor për tu ndalur dhe ka ikur në një rrugë mali, kurse tjetri ka vazhduar shmangien në drejtim tjetër në një teren të pa përshtatshëm, por zyrtarët policorë janë vënë në përcjellje këmbë, pasi që ka qenë tereni i pa përshtatshëm për të ikur larg, dhe diku rreth 150 metra nga rruga kryesore kanë hasur motorin në fjalë dhe dy personat”, thuhet në njofitimin e Policisë.

Tutje Policia ka njoftuar se  në një distancë prej rreth 350 metra, zyrtarët tjerë policorë kanë hasur personin e tretë, i cili kishte ikur në këmbë. “Në atë lokacion është paraqitur edhe një femër, e cila ka deklaruar se është nëna e dy personave të ndaluar nga policia”.

Policia thotë se, pas kontrollimit të personave dhe të mjetit (motorit), si dhe pas realizimit të procedurave policore, të tre personat janë liruar.

”Vlen të potencohet se veprimet policore janë realizuar konform procedurave të parapara ligjore dhe në asnjë rast nuk ka pasur ndonjë sjellje jo profesionale policore. Deklarimet e ndryshme se kinse policia i ka rrahur dy prej këtyre personave nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta”, thuhet tutje në reagimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img