Policia e Kosovës ka thënë se lëvizjet e Njësiteve Speciale janë të zakonshme dhe se nuk lidhen me ndonjë aktivitet të caktuar, raporton PrishtinaPress.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.
Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, ka thënë Kelani.
Ndryshe, Dukagjini raportoi se Njësitet Speciale të Policisë, nga kampi “Vrella”, janë nisur për në Mitrovicë.