7.3 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Policia deklarohet pas hapjes së vendvotimeve në veri: Numër i mjaftueshëm i zyrtarëve të angazhuar

Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë pas hapjes së vendvotimeve në veri, ku do të mbahen zgjedhjet lokale në katër komuna.

Sipas Policisë, për ta zbatuar planin operativ, “janë angazhuar zyrtarë policorë në numër të mjaftueshëm”.

“Policia e Kosovës (PK), siç e ka bërë të ditur me kohë ka bërë planifikimet e saj operacionale duke ndërmarr të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme policore në kuadër të mandatit dhe autorizimeve ligjore me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës.

Zbatimi i planit operativ është duke u realizuar konform fazave të parapara me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë procesit të votimit sot, siç e quajmë në ditën (z), ku janë angazhuar zyrtarë policorë në numër të mjaftueshëm.

Synimi i PK-së si çdo herë mbetet, që përmes realizimit të detyrave në mënyrë profesionale të garantojë ushtrimin e lirë të së drejtës së votës, të ndërmarrë veprime parandaluese ndaj dukurive negative dhe aktiviteteve kriminale që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend.

Po ashtu vazhdojmë të inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, KQZ-në dhe, të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë, me procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre, raportime këto të cilat do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.”

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur kontejnerë nëpër rrugët kryesore për zgjedhjet e sotme lokale në pjesën veriore të vendit.

Të hapura do të jenë 19 qendra votimi, 13 prej tyre të vendosura në kontejnerë. Numri i përgjithshëm i qytetarëve që mund të votojnë, sipas KQZ-së, është 45.095.

Pritjet janë që pjesëmarrja të jetë e ulët, meqë Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila vetë nuk do të marrë pjesë në zgjedhje – ka bërë thirrje për bojkotim të procesit.

Në të kaluarën, në këtë zonë janë hapur 44 qendra votimi./prishtinapress.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img