Site icon PrishtinaPress

Policia bllokon sheshet e Prishtinës, nuk lejohet lëvizja e qytetarëve

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka bllokuar sheshet e kryeqytetit.

Në sheshet “Skënderbeu”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”, policia ka vendosur shirita duke i pamundësuar qytetarëve që të ecin në ato pjesë.

Prezent në këto sheshe janë edhe pjesëtarët e policisë, të cilët po lejojnë qytetarët të kalojnë vetëm përmes rrugëve lidhëse.

E gjithë kjo është bërë si mas për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, pasi që ditë më parë janë parë numër i madh i personave të cilët kanë frekuentuar sheshet e Prishtinës.

Exit mobile version