Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar një person lidhur me shpërthimin që ndodhi sot pasdite në Liqenin e Ujmanit.
“Në vazhden e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21: 00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut”.
“Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifikur një person i cili për neve është me interes për intervistim”, ka njoftuar Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë në Veri.
Ndryshe, shpërthimi ka tronditur pasditen e sotme pushuesit që kishin vendosur të laheshin në Liqenin e Ujmanit.