19.5 C
Pristina
Sunday, September 8, 2024

Buy now

spot_img

Policia bastis një shtëpi në Zubin Potok dhe identifikon një person për intervistim për shpërthimin në Ujman

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar një person lidhur me shpërthimin që ndodhi sot pasdite në Liqenin e Ujmanit.

“Në vazhden e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21: 00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut”.

“Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifikur një person i cili për neve është me interes për intervistim”, ka njoftuar Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë në Veri. 

Ndryshe, shpërthimi ka tronditur pasditen e sotme pushuesit që kishin vendosur të laheshin në Liqenin e Ujmanit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img