Site icon PrishtinaPress

Policia bastis dy lokale në Pejë, konfiskon gjësende për lojëra bixhozi dhe kokainë

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës mbrëmë, duke filluar nga ora 00:30, në rr. ‘Villiam Voker’- Pejë, kanë kryer bastisjen e 2 (dy) lokacioneve të dyshuara.

“Gjatë bastisjes në këtë lokal janë gjetur: 1224 qipa të cilët nevojiten për lojën e bixhozit, 7 palë letra, 35 cope bankënota nga 5- euro, 1 fletore, 1 listë e borxhit, një sasi disa gram e narkotikëve që dyshohet të jetë e llojit kokainë

Të gjitha këto janë konfiskuar nga Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë rast policia ka arrestuar dy persona të dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë, rasti është cilësuar, ‘ Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozëve të Paligjshëm’, dhe ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Exit mobile version