Një kosovar nga Vöcklabruck e kishte imagjinuar krejt ndryshe ditën më të bukur të jetës së tij.
Për t’iu shmangur depërtimit nga Austria, 24-vjeçari kishte vendosur të martohet me një hungareze në zyrën e gjendjes civile në Gmunden (Austria e Epërme). Martesa e tij me hungarezen si shtetase e BE-së do t’i mundësonte kosovarit leje qëndrimin dhe të banojë ligjërisht në Austri, raporton albinfo.at.
Por, nusja dhe 30 të ftuarit kanë pritur kot në zyrën e gjendjes civile, sepse policia e arrestoi dhëndrin rrugës teksa ai shkonte për në zyrën civile, ku do të bëhej edhe kurorëzimi. Fatkeqësisht “ceremonia martesore” e çiftit u zhvendos në zyrat e policisë austriake.
Sipas krone.at, kosovari prej kohesh ishte duke qëndruar ilegalisht në Austri dhe ai disa herë kishte arritur t’i shpëtojë policisë. Të premten e kaluar policia ishte paralajmëruar për rastin dhe ata arritën ta arrestojnë ditën e martesës.
Kosovari është ndaluar në paraburgim në pritje të depërtimit për në vendlindjen e tij. Detajet e tjera rreth ceremonisë së martesës dhe dasmës së planifikuar nuk janë bërë të ditura.