Policia ka arrestuar tre persona në Shtërpcë në dy raste të ndara.
Në mesditë, sipas policisë, është arrestuar i dyshuari I.S, i cili kishte kansour ish bashkëshorten e tij.
Ndërsa, rreth orës 23:30, policia ka arrestuar të dyshuarit B.S dhe U.S, të cilët pas një konflikti verbal kanë sulmuar njëri-tjetrin.
“Tre të dyshuarit në dy rastet, pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë