Site icon PrishtinaPress

Policia arreston pesë persona në Ferizaj për zhvillim të bixhozit

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, dje rreth orës 23:30 pas pranimit të informacioneve relevante, me leje të prokurorit kompetent, kanë realizuar një kontroll në një lokal në rrugën “Agim Matoshi” në Ferizaj, ku kanë hasur disa persona të dyshuar duke zhvilluar lojëra të bixhozit të paligjshëm.

“Menjëherë janë njoftuar dhe koordinuar me njësitet rajonale të Policisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Ferizaj, për të ndërmarrë veprimet tjera sipas ligjit.

Pesë (5) persona të dyshuar meshkuj shqiptarë kosovarë janë arrestuar, përfshirë edhe pronari i lokalit me ç’rast është iniciuar rasti për vepër penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm’”, thuhet në njoftimin për media.

Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme.

Exit mobile version