Para dy vitesh në Suharekë kishte ndodhur një vrasje.
Viktimë e rastit kishte mbetur një person rreth moshës 25 vjeçare ndërkaq që i plagosur babai i tij, shkruan prishtinapress.eu
E në lidhje me rastin e njëjtë, është arrestuar dje një person.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një pune hetimore, dje është arrestuar i dyshuari i gjinisë mashkullore.
I njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti kishte ndodhur më 27 janar në shtëpinë e familjes Mazreku në Sopi të Suharekës.