-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia arreston një person për gjuajtjet me armë pas zgjedhjeve në Skenderaj

Me datë 17 tetor 2021, rreth orës 21:300, pas përfundimit të zgjedhjeve në sheshin ”Adem Jashari”, është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Njësia e hetimeve pas një punë operative hetimore kanë arritur ta identifikojnë automjetin nga i cili dyshohet se me datën 17 tetor 2021 rreth orës 21:30, dhe personin e dyshuar R.N., 55 vjeçar, i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në shenjë feste, shkruan lajmi.net.

Policia ka arrestuar personin e dyshuar R.N., 55 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës dhe si provë materiale i është sekuestruar një armë e llojit Zastava, një karikator me 5 fishekë.

Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img