2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Policia arreston një aktivist të Vetëvendosjes (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se aktivisti i tyre, Egzon Azemi, është arrestuar sot “me forcë nga policë civilë afër shtëpisë së tij”.

“Aktivisti Egzon Azemi është arrestuar sot me forcë nga policë civilë afër shtëpisë së tij. Atij nuk i është dhënë asnjë arsyetim se pse është marrë nga policia e cila po vazhdon t’i ndjekë aktivistët në çdo hap. Kjo po i shpenzon forcat e saj në ndjekjen e aktivistëve të pashembullt për aktivitetet e tyre politike, përderisa kriminelet e qeverisë po i vazhdojnë shëtitjet e tyre të papenguar. Kur fokusi dhe prioriteti i policisë është luftimi i opozitës, ky është tregues i qartë i autoritarizmit. Por, qytetarët e Kosovës nuk mund t’i binden urdhrave të padrejta policore të shtetit autoritar dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjatë. Dikasteri i Qeverisë “Pronto”, policia, tashmë është demaskuar dhe fytyra e saj kundër qytetarëve të Republikës është vënë më pah. Qytetarët do të triumfojnë përballë kësaj shtypjeje.”njofton Vetëvendosje me anë të një komunikate për media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img