4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Policia arreston kosovarin që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për një vrasje të kryer në Oslo në vitin 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar një kosovar me inicialet V.A, që ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

I njëjti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje” të kryer në Oslo më 7 tetor të vitit 2021, raporton Express.

Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

“Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova), me mbështetje të Njësisë Speciale Operative, sot më 21.02.2024, pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Ferizaj, një shtetas kosovar i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Personi i arrestuar, me inicialet V.A., i lindur në vitin 1989, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje” të kryer në Oslo më 07.10.2021.

Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara.

Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img