Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për një rast grabitje në rrugën “Beqir Kelmendi” në Fushë Kosovë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se të arrestuar janë një 37-vjeçar me inicialet L.I dhe një 24-vjeçar me inicialet K.M.
Ata janë arrestuar disa minuta pas raportimit të rastit.
“Sot nga zyrtarët policor të Fushë Kosovës dhe të njësitit të hetimeve të përgjithshme -Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën grabitje. Rasti ka ndodhë sot rreth orës 08:00, në një market, në rrugën “Beqir Kelmendi” në Fushë Kosovë, ku personat e dyshuar kanë grabitur një shumë parash. Puna e hetuesve policor, është finalizuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit, të cilët pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë dy personat e dyshuar: – L.I, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe – K.M, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim.