Policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj për të shtënat në Komoran.
Të shtënat ndodhën pranë shkollës “Xhelad Gashi”.
Policia e ka kualifikuar rastin si “vrasje në tentativë” ndërsa ka bastisur edhe shtëpitë e të arrestuarve në të cilët janë gjetur armë.
“Është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 5 fishekë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Gjatë kohës së të shtënave, rreth orës 14:00, ka pasur edhe nxënës në shkollë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.