Site icon PrishtinaPress

Policia arreston dy shtetas të Shqipërisë, iu gjetën 5 kg marihuanë në veturë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, shtetas të Shqipërisë në veturën e të cilëve kishte gjetur 5 kg marihuanë. Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në rrugën Ponoshec-Gjakovë.

“ Gjatë realizimit të detyrave policore, policia e rajonit të Gjakovës, sonte rreth orës 20:30 në rrugën Ponoshec-Gjakovë ka ndaluar për kontroll një veturë me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur rreth 5 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Policia ka arrestuar dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë. Rastin janë duke e trajtuar njësitet përkatëse policore”, thuhet në njoftim./PrishtinaPress/

Exit mobile version