Dy persona janë arrestuar pasditën e djeshme në Podujevë. Indeksonline mëson se dy llapjanët kanë keqpërdorur seksualisht dy femra të mitura.
Madje, njëra nga to dyshohet të jetë e moshës 13 vjeçare. Viktimat janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari kryesor është personi me inicialet A.B, ndërsa bashkë me të ishte edhe një shok i afërm i tij.
Me urdhër të prokurorit viktimat janë dërguar në ekzaminim mjekësor kurse dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.