Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 32 vjeçar, i njëjti dyshohet për veprën penale “vrasje në tentativë.
Rasti ka ndodhur me datën 8 tetor në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë.
“Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të identifikoj, personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje në tentativë”, thuhet në njoftim të policisë.
“Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, -G.B, mashkull 32 vjeç, sot të paraqitet në polici”.
Siç bën me dije policia, pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.