Edhe pse jemi në stinën e pranverës dhe shumica e automjeteve në qarkullim mund të jenë me goma të verës, pas paralajmërimit se këtë javë gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta (reshje të shiut, në lokacione të ndryshme mundësi për reshje bore, rrjedhje të ujit në rrugë e po ashtu edhe dëmtim i asfaltit dhe krijim i gropave), kërkohet nga shoferët që të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit në rrugë, ku me rënien e temperaturave krijohen ngrica që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik.
Kështu ka apeluar policia e Kosovës duke kërkuar nga ngasësit që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.
Policia e Kosovës bazuar në kushtet meteorologjike apelon për kujdes të shtuar në trafik:
• Përqendrohuni maksimalisht gjatë drejtimit të mjetit!
• Mbani distancën e sigurt në mes mjeteve!
• Përdorni rripin e sigurisë!
• Respektoni kufizimet e shpejtësisë konform kushteve atmosferike të krijuara!
• Mos përdorni telefoni mobil gjatë ngasjes!
• Mos kryeni parakalime të ndaluara apo mos bëni manovra me mjet në rrugë!.