Policia e Kosovës ka kërkuar nga shoferët që të jenë të kujdesshëm pasi që ka filluar të shfaqet mjegulla në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.
Policia e Kosovës thekson se ngasja në mjegull është e rrezikshme prandaj duhet pasur kujdes.
Nëpërmjet një njoftimi kanë kërkuar nga shoferët që të përdorin dritat e mjegullës pasi mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe të mbajnë nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes./Prishtinapress/