Site icon PrishtinaPress

“Polici u maskua si blerës droge”, zbulohen detaje të reja se si u kapën në flagrancë Mujeci i VV-së dhe të tjerët

Gazetari nga Tirana, Arsen Rusta, ka treguar detaje nga arrestimi i pesë personave për trafik droge, në mesin e tyre edhe ish-asamblisti i VV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci.

Rusta tregon se fillimisht policia është shtirë si një blerës i drogës duke e kontaktuar direkt Mujecin, i cili me të parë fotografinë e shumës së parave, kishte marrë rrugën nga Prishtina drejt Tiranës.

“Bëhet fjalë për një dorëzim të kontrolluar, personit të cilit po i shitej droga nga tre shtetasit e Kosovës, me ndërmjetsimin e Ambra Miftarit boses së grupit kriminal, ishte një punonjës policie me pseudonimin “Faikoi”, ai ka dorëzuar 30 mijë euro anëtarëve të grupit, është dhënë lënda narkotike prej 11 mijë e 320 doza ekstazi, e në atë moment ka ndërhyrë policia, ndërsa të rinjtë ishin joshur duke menduar se po kryejnë një trafikim me lëndë narkotike duke mos ditur se blerësi ishte një punonjës policie”, tha ai në Kanal 10.

Ai shton se kjo drogë nuk do të qëndronte vetëm në Tiranë por do të shpërndahej në plazhet e Shqipërisë dhe një pjesë e konsumatorëve ishin edhe shtetas kosovar.

Exit mobile version