Esat Sejfiq, pjesëtar i Policisë së Kosovës dyshohet se ka tentuar ti jap fund jetës së tij me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur të dielën në orën 10:00 në Pejë.
Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë treguar se polici e ka qëlluar veten dy herë me armë ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Sipas burimeve, rasti i plagosjes ka ndodhur në lagjen Brestovik, afër shtëpisë së tij.
Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës ku sipas tyre, i plagosuri fillimisht ishte dërguar në spitalin rajonal në Pejë me dy plagë nga arma e zjarrit ndërsa prej aty është transferuar në QKUK ku po vazhdon ende trajtimin.