Imzot Dode Gjergji bashkë me famullitarin e Zllakuqanit, Don Alfred Sokolin e kanë vizituar sot policin që u plagos në aksion, Januz Veselajn.
Polici nga Gllareva ishte në aksion me një patrullë policore të enjten në mëngjes kur u njoftua tentim vjedhja e shtëpisë së priftit në Zllakuqan të Klinës.
Polici Veselaj ka një plagë të lehtë në këmbë dhe është liruar në shtëpi pasi fillimisht ishte shtrirë në QKUK./Indeksonline/