2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Polici që u arrestua për vrasjen në Suharekë, pati disa aktakuza, ndër to për falsifikim dokumentesh e dhunim!

Polici Shefki Spahiu i cili u arrestua të dielën në Suharekë, nën dyshimin se vrau 32 vjeçarin i cili po punonte në një lokal kazinoje nuk po përballet për herë të parë me drejtësinë.

Spahiu në qershor të vitit 2015 akuzohej për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeç, për të cilën vepër nga Kodi Penal i Kosovës parashihet dënim deri në 20 vjet burgim.

“Në datën, kohën dhe vendin e njëjtë, duke shfrytëzuar situatën a pambrojtur dhe moshën e të dëmtuarave, pas kryerjes së aktit seksual me njërën të mitur, kryen aktin seksual edhe me një të dëmtuar tjetër,” thuhej në aktakuzën e prokurorisë.

Lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar Prokurorin e Prizrenit, Admir Shala.

Shala ka konfirmuar rastin në fjalë, duke theksuar se për këtë vepër i njëjti është liruar nga akuza nga ana e Gjykatës, e që vërtetimi për lirimin e tij u bë pikërisht nga Gjykata e Apelit.

Por për këtë çështje, përgjigje u dha edhe nga Inspektorati i Policisë së Kosovës. Të kontaktuar nga Indeksonline u theksua  se me rekomandim të IPK-së i njëjti është suspenduar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare.

“Më 25 tetor të vitit 2016 zyrtarit Policor i është rekomanduar masa e transferit. Ndaj këtij të dyshuari Prokuroria kompetente ka ngritur aktakuzë por për detaje tjera ju lutemi që ti referoheni Gjykatës Themelore në Prizren”, u tha nga IPK.

Por jo vetëm kaq. Spahiu pati edhe një tjetër kallëzim penal nga IPK në fundit të vitit të kaluar, e kjo kishte të bënte me veprën penale ‘Falsifikim i dokumenteve dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare’.

“Hetuesit e IPK-së më 05 dhjetor 2018, për një rast tjetër,  ndaj të dyshuarit Sh. S ka ngritur kallëzim penal në prokurorinë kompetente me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, thuhet tutje nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.

Por pavarësisht gjithë këtyre përtalljeve me drejtësinë, Spahiu vazhdoj të ishte pjesë e Policisë së Kosovës.

E burime të Indeksonline bëjnë të ditur se krah të fuqishëm Spahiu e ka edhe vëllain. I njëjti është shofer i kryeprokurorit Sylë Hoxha.

Madje në media u raportua se vëllai i të akuzuarit për vrasjen e Jetmir Aliajt, qëndroi në vendin e ngjarjes përderisa po bëheshin të gjitha hetimet, gjë që padyshim nuk ishte fare e nevojshme.

Spahiu po përballet tani me drejtësinë nën dyshimin për vrasje të 32 vjeçarit, Jetmir Aliaj në Suharekë.

“Sa i përket incidentit të fundit (rastit të vrasjes në Suharekë), hetimet e deritashme tregojnë se i dyshuari Sh. S nuk ka qenë në detyrë zyrtare në kohën kur ka ndodhur incidenti. Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) më 19.06.2015 me aktvendim të prokurorisë Themelore në Prizren e kanë arrestuar dhe  ndaluar për 48 orë të dyshuarin Sh. S”, u tha tutje nga IPK.

Të njëjtit theksuan  se sa i përket armës që është përdorur në këtë fazë të hetimeve nuk mund të jepen detaje, pasi që sipas tyre janë një sërë ekzaminimesh balistike dhe ekzaminime të tjera që duhet të bëhen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img