Zyrtarë policorë nga Policia e Kosovës kanë marrë pjesë në garën ‘Demonstrimi Rajonal i Njësive Policore të Qeneve (K9)’ në zbulimin e narkotikëve dhe armeve të vogla, që është mbajtur në Tiranë nga data 4 deri më 7 qershor
Siç njofton Policia, në pjesën e garës për dëgjueshmëri, zyrtari policor i PK-së së bashku me qenin e tij, kanë zënë vendin e parë dhe kanë pranuar një trofe simbolik.
Në këtë garë kanë marrë pjesë vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.