Site icon PrishtinaPress

Polici i plagosur në Skenderaj vizitohet nga kolegët – dalin pamjet

Mërgim Geci është njëri prej zyrtarëve policor që mbeti i plagosur të shtunën mbrëma në Skenderaj.

Ai është duke u trajtuar në spital.

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, ku shihen kolegët e tij policë që i kanë shkuar për vizitë.

Për vizitë tek Mërgim Geci e Enver Smakiqi gjatë ditës së djeshme ishte edhe Sindikata e Policisë. Pas vizitës dolën me një komunikatë për media.

Gjendja e tyre është stabile, ishin shprehur derisa dënuan aktin e sulmit.

Exit mobile version