Mërgim Geci është njëri prej zyrtarëve policor që mbeti i plagosur të shtunën mbrëma në Skenderaj.
Ai është duke u trajtuar në spital.
Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, ku shihen kolegët e tij policë që i kanë shkuar për vizitë.
Për vizitë tek Mërgim Geci e Enver Smakiqi gjatë ditës së djeshme ishte edhe Sindikata e Policisë. Pas vizitës dolën me një komunikatë për media.
Gjendja e tyre është stabile, ishin shprehur derisa dënuan aktin e sulmit.