Site icon PrishtinaPress

Polici i liruar: Jemi shumë mirë

Tre zyrtarët policorë të Kosovës, të cilët u liruan nga autoritetet e Serbisë, arritën në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdare.

Njëri nga policët është deklaruar duke thënë se janë shumë mirë me shëndet.

“Në rregull, shumë mirë, mirë jemi krejt”, është deklaruar shkurt një nga policët.

Tre policët kosovarë të rrëmbyer në brenda territorit të Kosovës, janë liruar ditën e sotme. Të njëjtit ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e Serbisë

 

Exit mobile version