Në Fushë Kosovë, mbrëmjen e djeshme, raportohet se për shkake të një kundërvajtje në komunikacion, është ndalu nga policia vetura me targa vendore, me vozitës të dyshuarin, i cili gjatë shqiptimit të kundërvajtjes ka kanos dhe sulmua fizikisht zyrtarin policor në detyrë.
Sipas Policisë, i dyshuari ka refuzuar urdhëratë e zyrtareve policorë.
Viktima si dhe i dyshuari kanë marrë tretman mjekësor.
Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet të hetohet dhe është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.