Mbrëmjen e sotme një vrasje e rëndë tronditi vendin tonë, shkruan Gazeta Demos.
Një zyrtar policor raportohet se ka vrarë një 89-vjeçar para një restauranti dasmash në Bibaj të Ferizajt.
I dyshuari për vrasjen është polici Festim Ramadani, ndërkaq viktima është 89-vjeçari Sadri Sadriu.
Në lidhje me rastin ka reaguar edhe drejtori i OJQ Avonet, Kenan Gashi i cili thotë se Ramadani njihej për sjelljen e tij huligane edhe qytetarët e Ferizajt
“Personalisht, kam ngritur shqetësime dhe kam iniciuar një rast ndaj këtij polici për veprimet e tij të pahijshme. Fatkeqësisht, raste si ky nuk janë të izoluara. Ka edhe shumë të tjerë në Policinë e Kosovës që veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme, dhe kjo është një shqetësim i madh për sigurinë publike”, shkruan Gashi.