Site icon PrishtinaPress

Polici e lë Kosovën në ditën e parë të lëvizjes pa viza, nëna e tij: Rrugë të mbarë bir, ti ma bëj hallall…

Me heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, një epokë e re e udhëtimeve pa pengesa ka nisur për në zonën Shengen. Ndërkohë që kjo sjell festim dhe gëzim për shumë, shqetësimet rreth largimit të zyrtarëve të pakënaqur, shtohen.

Një nga qytetarët e parë që ka lënë vendin është Hikmet Bajrami, një zyrtar policor, i cili u përshëndet sot me familjen dhe miqtë.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar: “Mirupafshim vendlindja ime”.

Ndërkaq, nëna e tij, shkroi poezi për të në rrjetet sociale.

Ky vend bir Hikmet që ashik shpirtërave ju ka ba’ ku nga njerëzit e shpirtit s’përton me i nda, e që më të vështirën ma bëri atë fjalë:

“Rrugë të mbarë bir, ti ma bën hallall!”
M’kujto Vatan…
Sot nga kjo tokë unë po shkojë aman,
me një valixhe n’dorë pa lëshuar zë Vatan,
m’kujto të lus ngase aq larg do t’shkoj,
me ashkun e zemrës çdoherë do të mbuloj!
M’kujto si fëmijë tëndin çdoherë,
m’kujto çdo dimër, vjeshtë, verë e pranverë,
aman m’kujto thjeshtë veç si një udhëtarë,
që shkon dhe kthehet prap tek ti si më parë!
M’kujto si një ashik me sy të përlotur,
nga vendi i larguar por me të kurrë i ngopur,
m’kujto se prapa lash babë e nanë,
s’të tradhëtova kurrë më beso vatan!
M’kujto kur aty lash ëndrrën time përgjysmë,
e pikëllimi mundohet nga jashtë lumturi të qëndisë,
m’kujto aty në pëshpëritjen e thellë të natës,
kur Zotit i thoja se dua rrugën e mërgatës!
M’kujto si i sakatosur por jo i marrosur,
me mallë i pikturuar e mërzi i prangosur,
e lus Zotin si shqiptar për këtë tokë të larë me gjak,
të m’i bëj qefinit tim dheun tënd kapak!

Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, më herët ka bërë të ditur se vetëm gjatë vitit të kaluar, 86 pjesëtarë të Policisë kanë dhënë dorëheqjen.

Zeqiri thekson se shkaqet përfshijnë kushtet jo të favorshme të punës dhe pagat jo të mjaftueshme, si dhe një trajtim jo të duhur pas pensionimit, me pensione që nuk kalojnë 100 euro.

Duket se sfidat me të cilat po përballet Policia e Kosovës nuk janë vetëm financiare.

Zeqiri shtoi se forcat e rendit kanë kapacitet dhe vullnet për të mbrojtur rendin dhe qetësinë, por kanë nevojë për “duart e lira” – një kritikë e koduar për nevojën e autonomisë së plotë operative dhe një buxhet më të madh për të përmbushur detyrat e tyre.

“Policia e Kosovës ka kapacitet, por mbi kapacitetin e ka vullnetin, dhe dëshirën për të mbrojtur rend, qetësi publike dhe integritet të këtij vendi, prandaj besojë shumë së ka edhe kapacitete edhe mundësi që ta mbrojë këtë vend, vetëm iu duhen duart e lira, gjë që i ka duart e lira për të vepruar në çfarë do situate në mënyrë ligjore dhe kushtetuese, përndryshe nëse ndalim për kapacitetet luftarake të vendeve të tjera definitivisht ajo është një çështje tjetër që këtë mund ta vlerësoje vetëm më ekspertët”, u shpreh ai.

Exit mobile version