Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona janë plagosur në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të komunës së Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.
Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.
“Rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit”, tha ai.
Borovci theksoi se hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.
Ndërkaq, raportohet se një zyrtar policor po dyshohet se ka shtënë më armë zjarri në drejtim të dy personave.