Site icon PrishtinaPress

Policët të pakënaqur me pagat sipas ligjit të ri, thonë se u doli pa shtesën e rrezikshmërisë

Zyrtarët policorë janë të pakënaqur me pagat që u janë ndarë me ligjin e ri të pagave.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovë, Imer Zeqiri, për RTK, tha se janë të pakënaqur me pagat që janë dalë me ligjin e ri.

Sipas tij, paga e policëve ka dalë pa shtesën e rrezikshmërisë, e kjo ka bërë që të shprehet pakënaqësi.

Ai ka përmendur edhe çështjen e ligjit e që kanë kërkuar nga Avokati i Popullit që ai të dërgohet në Kushtetuese.

Zeqiri nuk e ka mohuar se mund të ketë lëvizje duke kundërshtuar këto paga.

“Brenda disa ditëve do të mbajmë një mbledhje dhe do të dalim me vendim”, tha ai.

Exit mobile version