Site icon PrishtinaPress

Policët Shqiptarë në Amerikë dorzojnë çekun 60 mijë dollarë, për familjen e Afrim Bunjakut

Një muaj pasi në veri të Kosovës, Banjskë të Zveçanit nga sulmet terroriste ndaj njësiteve policore të Republikës së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, nëpërmjet një fushate për mbledhjen e ndihmave financiare (të hollave) shqiptarët që shërbejnë në uniformat e policisë amerikane të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, nëpërmjet GoFundMe, kanë arritur të mbledhin 60 mijë dollarë, për familjen e Afrim Bunjakut, policit të vrarë.

Sot në mjediset e Konsillatës së Republikës së Kosovës në New York, në praninë e Konsullit të Përgjithshëm – Ambasador Blerim Reka, dhe stafit të tij, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të çekut 60 mijë dollarë.

Ky çek familjes së heroit Afrim Bunjaku, nga disa pjesëtarë të uniformave blu në New Jersey & New York, si dhe themeluesi i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, Elton Shametaj iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Exit mobile version