Site icon PrishtinaPress

Policët s’do të protestojnë më këtë vit, Sindikata e Policisë pret takime për dialog

Sindikata e Policisë së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku është diskutuar për protestën e përbashkët me Njësinë Speciale Operative dhe njësitë e tjera të mbajtur të shtunën e 9 dhjetorit.

Në komunikatën e lëshuar bëhet me dije se deri në muajin janar nuk do të ketë më ndonjë aktivitet, transmeton KlanKosova.tv.

“Këshilli Drejtues vendosi që në muajin janar të vitit të ardhshëm të mbahet një takim i KD-së dhe të shikohet se në këtë periudhë kohore, nga protestat e deri në mbledhjen e ardhshme a do të realizohet ndonjë takim në drejtim të dialogut social”, thuhet në kumtesë.

“Arsyeja e kësaj periudhe kohore është për të dhënë hapësirë për dialog dhe pasi që është fundi i vitit si dhe për shkak të festave që pasojnë nuk mund të realizohet ndonjë aktivitet sindikal”.

Exit mobile version