Site icon PrishtinaPress

Policët presin Kushtetuesen, kërkojnë që Ligji i Pagave të trajtohet me prioritet

Sindikata e Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur se më datën 13.12.2019 në selinë e Sindikatës në Prishtinë, është mbajt takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit Drejtues.

Sipas një njoftimi, temë e këtij takimi ishte situata e re e krijuar pas pezullimit të Ligjit të Pagave nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

“Ne ketë takim është diskutuar dhe është marr parasysh situata në të cilën po kalon vendi dhe mbi bazën e kësaj, Këshilli Drejtues i sindikatës të Policisë së Kosovës ka marrë vendim që të pritet gjerë ne marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, bazuar në atë se Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, vendimet e Gjykatave të Republikës së Kosovës nuk i interpretojmë apo diskuton , por kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që çështjen e ligjit të pagave ta trajtoj me prioritet”, thuhet në njoftim.

Në këtë drejtim, nga institucionet e vendit kërkohet që të gjitha të drejtat dhe obligimet që burojnë nga ligji i pagave të zbatohen në mënyrë retroaktive nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji.

“Gjithashtu në këtë takim në mënyrë unanime është marr vendim që të mbahen takimet me bartësit e institucioneve të vendit që të realizohen kërkesat e kamotshme të Sindikatës të Policisë së Kosovës e që janë: Sigurimi shëndetësor; Sigurimi Jetësor dhe aksidental; Ligji për pensionimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës (ligj ky i cili është duke u zvarritur që një kohë të gjatë); Pagesën e ndërrimit të natës në mënyrë të dinjitetshme; Pagesën e shujtës dhe të transportit për pjesëtaret e policisë se Kosovës”.

Në fund këshilli drejtues i Sindikatës të Policisë së Kosovës ka thënë se përkrah kërkesat e ligjshme të sindikatave, si Sindikata e Arsimit dhe Sindikata e Shëndetësisë.

Exit mobile version