Sot në orët e mbrëmjes disa zyrtarë policorë të kufirit në afërsi të Liqenit të Ujmanit në veri të Mitrovicës janë penguar nga dy automjete civile pa targa.
Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët policorë kanë vërejtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandim mallrash, të cilët kanë tentuar ta ndalin atë, por u penguan nga dy vetura.
Menjëherë njësitet e tjera policore kanë asistuar për hetim dhe kërkim të personave dhe automjeteve të dyshuara.
“Lidhur me këtë rast janë alarmuar edhe njësitet tjera relevante policore, të cilët kanë asistuar zyrtarët kufitar, për hetim dhe kërkim të personave dhe automjeteve të dyshuara.
Policia e Kosovës vazhdon angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në zbatim të ligjit dhe parandalimit të veprimtarive kriminale”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Ndërsa një media serbe ka dezinformuar duke thënë se lidhur me këtë rast 250 policë nga Kosova janë nisur drejt veriut.