3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Policët ende pa shtesa të rrezikshmërisë

Se sa e rrezikshme është puna e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, u dëshmua edhe njëherë në ngjarjet e fundit të ndodhura në veri. Mirëpo pavarësisht rrezikshmërisë, ata ende nuk marrin shtesa nga shteti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati dje në një konferencë për media ka folur për mos ekzekutimin e shtesave të rrezikshmërisë ndaj zyrtarëve policor. Ai ka thënë se kjo ka ardhur si pasojë e ndërlidhjes së saj me Ligjin për Paga.

“Është një proces i cili ka të bëjë me ligjin për paga në tërësi. Është komplekse sepse ka të bëjë përmbi 80,000 zyrtarë publik. Jemi në proces të përcaktimit të gjitha shtesave por edhe kompetencave e kritereve që duhet të plotësohen me ligj”, ka thënë Murati.

IndeksOnline ka kontaktuar sot me Imer Zeqirin, Kryetar i Sindikatës së Policisë, i cili ka thënë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë konfirmim se do të nis pagesa për rrezikshmërinë e policëve.

“Mund të konfirmoi se është duke u punuar në atë drejtim, por datën e saktë nuk e dijmë as ne se kur do të nis ekzekutimi i shtesave. Për këtë muaj, gjasat janë të vogla, por po shpresojmë që do të behët një zgjidhje sepse kaluan shumë muaj dhe ky problem nuk po zgjidhet”, ka thënë Zeqiri.

Të dielën në orët e hershme të mëngjesit, grupi terrorist serb la të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku dhe e plagosi zyrtarin tjetër policor Alban Rashiti.

Që nga themelimi i policisë, shtator 1999, 23 pjesëtarë të saj kanë humbur jetën në kryerje të detyrës dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img