1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Polic kapadaij”: Përkrahësi kosovar i Enver Hoxhës krah mërgimtarit – kundër babait të Triumfit

Gazeta Nacionale më herët të premten raportoi se si një mërgimtar kishte komentuar kundër ankesës së babait të Triumf Rizës, Shefqet Riza, për dënimin e Enver Sekiraqës.

Sidoqoftë, duket se mërgimtari nuk është i vetëm në këtë qëndrim.

Një qytetar nga Kosova, më saktësisht nga Gjilani, i quajtur Avni Daku, në lajmin e Nacionales për reagimin e mërgimtarit ka shkruar: “Shum mir i paska than, ky kurr nuk dul me than qe djali tij ukan polic kapadaij dhe fal uniformes PK qe eka shfrytezu mu ba kapadaij aky thot ukan heroj jo more Agjo herojt vdesin duke mbrojt poplllin jo femerat e rrugve”.

Komenti i tij është pëlqyer nga gjashtë persona të tjerë, por është kundërshtuar ashpër nga një qytetar tjetër, i cili e ka fyer Dakun.

Pas disa replikave mes Dakut dhe kundërshtuesit të mendimit të tij, duket se Daku është “dorëzuar” dhe e ka fshirë komentin.

Në disa prej fotografive të publikuara në “Facebook”, qytetari Avni Daku shihet me një uniformë ushtarake, që duket se është e FSK-së, por pa stemë dhe shenja të tjera, ndërsa në një tjetër ka të veshur një bluzë me stemën e UÇK-së.

Si duket, ai është përkrahës i diktatorit famëkeq të Shqipërisë, Enver Hoxha.

Çka tha mërgimtari i quajtur Enkelen A Gjokaj?

Në lajmin e publikuar nga Gazeta Nacionale, një komentues, Enkelen A Gjokaj, ka shkruar: “Na teshe djali djali sha me bo na tash , njeri nejti burg tash at him krejt kosova burg per djal ton”.

Në profilin e Gjokajt në “Facebook” thuhet se ai jeton në Nju-Jork. Se jeton në ShBA, mund të vërtetohet lehtë edhe nga disa fotografi të Gjokajt në këtë rrjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img