1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pogba: Juventusi është shtëpia ime

Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka bërë të ditur se ai është i emocionuar për ndeshjen kthyese kundër Juventusit në stadiumin Allianz, pasi që ai ka thënë se Torino është shtëpia e tij.

Pogba kishte kaluar katër sezone me Juventusin, nga viti 2012 ku ishte transferuar pa para nga Manchester Unitedi. Megjithatë, “Djajtë e kuq” u penduan që e lanë Pogban të largohej kur ai u bë i njohur si një prej mesfushorëve më të mirë në botë me Juventusit dhe u detyruan të paguajnë 105 milionë euro për të, përcjell Gazeta Express.

Gjatë përfundimit të afatit kalimtar të verës dhe pas fillimit të sezonit të ri, mediat kanë raportuar se Pogba dëshiron të largohet dhe dy klubet me gjasat më të mëdha për t’i siguruar shërbimet e francezit ishin Barcelona dhe Juventusi.

“Unë prisja të ndodhte ky short. Ishte një çmenduri, bisedova me vëllain tim gjatë verës dhe i thashë: ‘Imagjinoje nëse jemi në të njëjtin grup me Juventusin’. Është një kënaqësi për mua, Torino është shtëpia ime dhe është vendi ku e shënova golin e parë të karrierës sime si profesionist”, ka thënë Pogba.

“Juan Cuadrado, Paulo Dybala dhe Leonardo Bonucci… të gjithë bisedojmë së bashku nganjëherë. Ne jemi një familje kështu në vazhdojmë ta kontaktojmë njëri-tjetrin. Kur luan bashkë me Andrea Pirlon, Gigi Buffonin ose Giorgio Chiellini, ti mëson diçka në secilën seancë stërvitore”.

“Liga e Kampionëve është një trofe që gjithmonë e mbaj në mendjen time. Synimi im është për fituar këtë titull”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img