Brumë shumë i shijshëm të cilin mundeni ta hani me yndyrë të preferuar
Përbërësit:
▪ 500 g miell,
▪ 1 tharmë,
▪ 1 vezë,
▪ 2 lugë sheqer,
▪ 300 ml qumësht të ngrohtë,
▪ 100 ml vaj,
▪ kripë sa mund të kapet me një gisht.
Gatimi:
Në një enë më të madhe qiteni miellin dhe shtoni tharmin, sheqerin dhe kripën. Shtoni vezën e tundur dhe qumështin dhe me tel ngjishni brumë të lëmuar.
Brumin mbuloni me leckë kuzhine dhe lërini të qëndrojnë një orë në vend të ngrohtë që të bymehet.
Kur vëllimi i brumit të dyfishohet, rrokulliseni ngadalë në sipërfaqe në të cilën keni qitur miell 0,5 cm trashësi.
Brumin priteni në katrorë dhe mesin e secilit priteni pak me thikë.
Pogaçet e vogla të përgatitura mbuloni me leckë kuzhine dhe lini të qëndrojnë edhe 15 – 20 minuta që të bymehen.
Pogaçet e vogla piqni në vaj të nxehtë derisa të skuqen nga të dyja anët.
Vendosni në peshqir që të kullohet teprica e yndyrës.
Pogaçeve të vogla qitni sheqer pluhur dhe servirni të ngrohta me pekmez.