Bukë e shijshme dhe e butë që mban erë shtëpie
Ruajeni këtë recetë diku dhe nëse keni nevojë për një darkë të shpejtë, përgatisni këtë pogaçe aromatike dhe të butë.
Ju nevojiten:
– 350 gr miell misri,
– 500 gr miell të bardhë,
– 20 ml vaj,
– 1 lugë gjalpë apo margarinë,
– 2 lugë të vogla kripë,
– 40 gr tharmë,
– 400 ml ujë të vakët,
– 1 lugë e vogël sheqer.
Për lyerje:
– 1 lugë gjalpë apo margarinë, kripë, susam…
Përgatitja:
Në ujë të vakët tretni tharmin dhe sheqerin, pastaj shtoni margarinën, kripën dhe miellin e misrit.
Më pas shtoni miellin e bardhë dhe rrihni një brumë të butë.
Lëreni brumin të pushojë përafërsisht 15 minuta dhe më pas e kalojeni në tepsi.
Lyeni me një lugë margarinë, kripë dhe susam.
Piqeni në 220 gradë për afro 30 minuta ose derisa te marrë ngjyrë të artë.
Ju bëftë mirë!