Trupi i poetit Xhevdet Bajraj, i cili vdiq më 22 qershor është kremuar në Meksikë, aty ku ka vdekur.
Hiri i tij do të varroset të enjten në varrezat e qytetit të Rahovecit, këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Përpara ceremonisë së varrimit në ora 14:00, komuna ka organizuar homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zybera” në orën 14:00 dhe mbledhje komemorative në Shtëpinë e Kulturës në orën 15:00.
Ndërkaq, pas funeralit në kafenenë “Hardhia” do të mbahet një orë poetike me krijimtarinë letrare të poetit Xhevdet Bajraj.
Kujtojmë se Bajraj ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër
. Xhevdet Bajraj ka lindur në vitin 1960 dhe që nga koha e luftës në Kosovë jetonte në kryeqytetin e Meksikës, Mexico City, ku kishte shkuar si refugjat.