17 C
Pristina
Thursday, March 13, 2025

Buy now

spot_img

Podujevë: Konfiskohen 66 pula dhe kafshë, dyshohen se u kontrabanduan nga Serbia

Njësitë policore kanë ndaluar një karrocë tërheqëse të ngarkuar me kafshë dhe produkte të dyshuara si mallra kontrabandë në fshatin Dumnicë, në komunën e Podujevës.

Sipas raportit të policisë karrocën e ngiste një mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte ngarkuar mallrat në brendi të Serbisë.

Pas kontrollit u pa se në karrocë ishin ngarkuar dy desh, një dhi, një qengj dhe gjithsej 6 paleta pula, që përbënin rreth 66 kokë pula.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa malli i sekuestruar është marrë nga Dogana e Kosovës dhe është dërguar në terminalin doganor procedura të mëtejme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img