1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Po voziste veturën 110 km/h në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, shoferi dënohet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për një vit

Drejtuesit e automjeteve në të shumtën e rasteve po i shkelin rregullat e komunikacionit, duke rrezikuar kështu edhe vetën por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtoria rajonale në Mitrovicë, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë(5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një (1) viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img