Analisti, Ben Andoni foli për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai theksoi se për Kosovën po vijnë realisht ditë të mira dhe për këtë u shpreh se drejtuesit në Prishtinë duhet të tregohen të kujdesshëm.
“Edhe pse kishte tagrin për përcaktimin e datës së zgjedhjeve, Kosova duhet të ishte pak më e matur sepse dialogu po vjen dhe duket dritë në fund të tunelit. Çdo hap e Kosovës duhet të jetë e matur. Pala amerikane po shikohet si zgjidhje, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga vet Serbia.
Fati i madh për Kosovën në këto momente është që Vuçiçin po e shohin si personazh grotesk edhe brenda në Serbi. Sot ka marrë goditje të mëdha nga aktorë politikë serbë, të cilët i kanë thënë, 1 mijë njerëzit që t’i do të duhet çosh, nuk bën sens për rezolutën 1244. Ti e ke transformuar. Për Kosovën po vijnë realisht ditë të mira dhe nuk duhet të përdoret gjuhë force. Ajo pjesë, që prej mbylljes së luftës është e pa administruar”, tha Andoni në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN.