-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Po shqyrtohet mënyra e tërheqjes dhe kompensimit të 10% të mjeteve nga Trusti Pensional

Ministria e Financave është duke shqyrtuar propozimin për tërheqjen deri në 10% të kursimeve në Trustin Pensional nga qytetarët si ndihmesë në kohën e pandemisë.

Nga ministria thonë se janë duke shqyrtuar mundësinë për kompensimin e mjeteve financiare.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online tha se pasqyra e trustit të qytetarëve është në diferencë të madhe.

Andaj siç deklaroi ai ministria është duke shikuar mundësinë për të kompensuar të gjithë qytetarët njësoj.

Krasniqi potencoi se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë kursime të vogla.

“Kjo çështje është si ide, qëllimi primar ka qenë që të mobilizohen më shumë fonde për të rritë kërkesën agregate dhe ofertën. Se a do të ketë kompensim jemi duke e shqyrtuar këtë çështje se si ka me qenë”.

“Pasi ne duhet të jemi të kujdesshme pasi nëse shohim tabelat e trustit të qytetarëve, një pjesë e madhe ka kursime shumë të vogla. Një pjesë e madhe kishin me përfitua shumë pak”.

“Në anën tjetër një pjesë tjetër kishin me përfitua shumë. Nëse këtë kompensim e bëjmë barabartë varësisht prej tërheqjes nuk është në rregull. Është duke u diskutuar për të gjetur modalitetin nga i cili ndahen të kënaqur të gjithë”, u shpreh Krasniqi.

Me tej, zëvendësministri Krasniqi bëri dallimet ndërmjet personave që thotë ai se kanë 10 mijë euro e shumica prej tyre vetëm 100 euro.

Siç thotë ai kjo është në shpërputhje me paranë publike.

“Të çështja e kompensimit mendoj se nuk duhet të kompensohet ajo që tërhiqet. Nëse dikush e ka mundësinë që 10 mijë euro me i tërheq e ma ia mundësua shteti me ia kompensuar kurse tjetri që i ka 100 euro vetëm 100 euro nuk është në rregull në kuptimin e parasë publike. Kontributet janë të të  gjithëve por pjesën e kompensimit duhet të kemi kujdes”, ka thënë Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img