Euro 2024 e ka kthyer të gjithë vëmendjen nga vetja. Ndeshjet e këtyre ditëve kanë qenë emocionuese dhe nëse përmendim ndeshjet e Kombëtares shqiptare, nuk mbetet vend për fjalë.
Duket se ky Evropian ka surpriza dhe tifozët janë më të zjarrtë se kurrë.
E nisëm me Bajramin që hyri në histori me golin më shpejtë në historinë e Evropianit, në vetëm 24 sekondat e para të ndeshjes dhe më pas me Gjasulën që në të njëjtën ndeshje bëri gol dhe autogol. Por mes heronjve të fushës së blertë, kemi edhe vajzat që u kanë rrëmbyer zemrat, partneret e tyre.
E nisim me bashkëshorten e kapitetin të kombëtares, Berat Gjimshiti, Alisa Milenkoviç
Lidhja e tyre bëri shumë bujë vite më parë, duke përmenduar faktin se bëri xhiron e rrjetit origjina e saj serbe, edhe pse në jetëshkrimin e saj nuk përmendet kjo gjë, duke shtuar Zvicrën si vendin e saj të lindjes. Ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.
Elseid Hysaj, Florenza Lekstakaj
Florenza është Miss Shqipëria 2013. Ata janë njohur vite më parë, ndërsa janë martuar në vitin 2019. Janë prindër të 3 fëmijëve.
Jasir Asani, Giota
Janë njohur përmes rrjeteve sociale dhe vetëm pak muaj më parë, Jasiri vendosi ta bënte lidhjen publike duke publikuar një foto me partneren e tij, Giotën.
Amir Abrashi, Rona Koshi
Amir Abrashi jeton prej vitesh historinë e dashurisë me Ronën dhe vetëm një vit më parë u kurorëzuan në martesë.
Arbër Hoxha
Sulmuesi i Kombëtares u fejua dy vite më parë me partneren e tij e cila padyshim këtë evropian do të jetë tifozja më e zjarrtë e tij.
Ivan Balliu, Marta Soler
Ivani dhe Marta janë prej vitesh bashkë, teksa të martuar janë nga viti 2017 dhe janë prindër të dy fëmijëve.
Marash Kumbulla, Greta Manzato
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare edhe pse vetëm 24 vjeç, është baba i një vajze 1-vjeçare dhe zemrën e tij e ka Greta, vajza me origjinë italiane.
Thomas Strakosha, Esther Adjoa Asideu
Prej dy vitesh portieri i Kombëtares tonë është në lidhje me modelen bukuroshe, me të cilën poston shpesh foto në rrjetet sociale. Pak kohë më parë e ka prezantuar edhe me familjen e tij.
Etrit Berisha, Aida
Etriti dhe Aida janë prej vitesh së bashku, teksa vetëm pak javë më parë u bënë prindër të një djali, Edgar.