Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se kaq ndërruar jetë i burgosuri M.M, i lindur më 1981.
“Për vdekjen e tij jemi njoftuar sot rreth orës 05:15 nga Policia e Kosovës.
I burgosuri në fjalë, bazuar në legjislacionin në fuqi kishte të drejtë shfrytëzimi të beneficioneve dhe po shfrytëzonte dy ditë vikend të rregullt në shtëpi, nga 05.06.2019 deri më 07.06.2019.
I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë dhe ishte i dënuar për Veprën Penale Vjedhje e Rëndë”, thuhet në njoftimin për media.
Me rastin në fjalë po merret Policia e Kosovës.